16 Janar 2025

Viti 2012 ishte i vështirë për ekonominë bullgare

Sofje, 1 janar - Viti 2012 ishte një vit i ndërmjetëm për ekonominë bullgare pasi qe kriza preki financat, biznesin dhe familjet në Bullgari.

Ekonomia e Bullgarisë nuk u rrit ndjeshëm, por në sfondin e problemeve të vështira në shkallë botërore ajo nuk shënoi pakësim.

Në sfondin e turbullirave në Bashkimin Evropian, Bullgaria mbeti një ishull i vogël i stabilitetit financiar dhe politik.

Norma tatimore mbeti 10 për qind. Bullgaria është ndër vendet me borxhin më të ulët të shtetit. Sistemi bankar është i qëndrueshëm dhe paratë e qytetarëve janë të garantuara. Në Bullgari krahu i klasifikuar i punës është më i lirë në gjithë Evropën.

Ky fakt e bëri vendin shumë të preferuar për eksport të prodhimit. Sivjet Ministria e Financave paraqiti një buxhet më optimist për vitin 2013 në raport me atë të 2012-ës.

Përfitime më të mëdha nga buxheti i ri do të nxjerrin pensionistët. Biznesi filloi të besojë në sukseset e së ardhmes.

Stresi ekonomik në Greqi dhe papunësia e lartë në Spanjë nuk ndikuan mbi optimizmin e bullgarit.

 Sivjet Bullgaria ktheu rekordet e veta të numrit të milionerëve dhe depozitave në banka. Për sa u përket kursimeve rekord të bullgarëve, këto kanë të bëjnë me situatën e pasigurt ekonomike e cila çon biznesin në pritje të kohërave më të mira për investime.

Problemi më i madh i Bullgarisë gjatë 2012-ës ishte recesioni në Eurozonë që recesion ndikoi drejtpërsëdrejti mbi ekonominë vendase.

72 për qind e mallrave bullgare eksportohen në BE dhe vetëm 28 për qind – në vende të treta.

Edhe pse Eurozona rimëkëmbet me tempe të ngadalta dhe eksporti është motori i ekonomisë bullgare, Bullgaria duhet t’u drejtohet tregjeve të rajonit aziatik.

Ekspertët komentojnë se kushtet e sivjetshme ekonomike në Bullgari sivjet janë përmirësuar, por rritja nuk ishte e konsiderueshme. Për 2012-ën parashikohet një rritje e PBB-së prej 0.5 për qind.

Analistët janë të mendimit se ekonomia bullgare do të rimëkëmbet gjatë 2013-ës. Në sfondin e absorbimit të suksesshëm të fondeve evropiane, vërehet interes për investime.

Konsumi në vend gjithashtu shënoi rritje, megjithëqë kjo rritje nuk ishte e konsiderueshme. Kur të përballohet kriza me borxhet në Eurozonë, do të rikthehet besimi i investitorëve, gjë e cila sigurisht do të rrisë ekonominë vendase. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)