Visar Bajra emërohet drejtor i Odës Ekonomike Amerikane
Ai i bashkohet Odës Ekonomike Amerikane me një ekspertizë shumëvjeçare në menaxhimin global të furnizimit zinxhiror.
Bajra është i kualifikuar në lëminë e tregtisë ndërkombëtare, administrimit doganor dhe logjistikës distributive nga institucionet profesionale Kanadeze.
Drejtori ekzekutiv planifikon bashkëpunim të ngushtë me të gjithë anëtarët e Odës Ekonomike Amerikane dhe partnerët e saj me qëllim të përkrahjes së plotë të komunitetit të biznesit në Kosovë.
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë si anëtare e Odës Ekonomike Amerikane në SHBA dhe pjesë e Odave Ekonomike Amerikane në Evropë është organizatë e pavarur që ka ndikim në programet publike për promovimin e interesave të bizneseve me qëllim të zhvillimit ekonomik.