Vijon rënia e çmimeve të naftës
Uashington, 12 janar - Çmimet e naftës kanë vijuar rënien për shkak se ulja e papunësisë në SHBA ka shtuar frikën që Fed-i mund të shpejtojë ndryshimin e politikave.
Shifrat paraprake kanë treguar se numri i të papunëve është ulur nga 15,000 deri në 330,000 javën e kaluar, u njoftua të enjten nga Departamenti amerikan i Punës.
Një seri të dhënash inkurajuese mbi ekonominë amerikane të lëshuara së fundmi ka shtuar spekulimet se Fed-i do të pakësojë blerjen e bonove.
Ndërkohë, në takimin e dhjetorit Fed-i njoftoi se duke filluar që nga janari do të pakësojë blerjen e bonove me 10 miliardë dollarë.
Nafta e lehtë e papërpunuar për shkurtin ra me 67 centë, duke arritur në 91.66 dollarë për fuçi në Bursën e Nju-Jorkut, ndërkohë që nafta brent arriti në 106.39 dollarë për fuçi.