07 Nëntor 2024

Vihet gurthemeli i Qendrës për Aftësime Profesionale në Podujevë

Prishtinë, 27 qershor - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, së bashku me kryetarin e Komunës së Podujevës, Agim Veliu kanë vënë gurthemelin e Qendrës për Aftësime Profesionale në komunën e Podujevës, objekt ky i pari i kësaj natyre në këtë komunë.

Ky objekt pas përfundimit të punëve teknike, do t’iu mundësojë personave të papunë trajnimin dhe aftësimin e tyre sipas nevojave të tregut të punës në Komunën e Podujevës. Gjithashtu do të ofrojë shërbime tjera të natyrës administrative si psh. këshillime, ndërmjetësime në punë etj.

Tri profesionet që do të ofrohen si trajnime janë: IT, rrobaqepësi dhe parukeri.

Vlera financiare e këti projekti është 149,613.91 Euro me gjithsejtë 650 metra katror dhe pritet të përfundoj pas 5 muajsh, marrë parasysh edhe procedurat tenderuese.

Një projekt i tillë ka qenë nevojë e domosdoshme për një komunë me një popullësi prej afro 89 mijë banorësh dhe me specifika të tregut të punës çfarë është Komuna e Podujevës.

Gjatë kësaj ceremonie të vënies së gurthemelit, ministri Abrashi u zotua se MPMS do të vazhdojë edhe në të ardhmen me projekte tjera për komunën e Podujevës, të cilat do të kenë ndikim pozitiv për mirëqenien e qytetarëve të Komunës së Podujevës.

Ndërkaq kryetari Veliu ka falenderuar ministrin Abrashi për projektin në fjalë dhe angazhimin e tij në jetësimin e projekteve që janë në të mirë të qytetarëve dhe ka premtuar se bashkëpunimi do të jetë edhe më intenzitiv në të ardhmen.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)