15 Nëntor 2024

Vihet gurthemeli i objektit social në Stantërg

Prishtinë, 20 prill - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, mori pjesë në vënien e gurthemelit të Objektit social në Stantërg të Mitrovicës.

Kryetari Veseli u uroi qytetarëve objektin e ri të banimit, ndërtimin e të cilit e konsideroi shenjë të përkujdesjes shtetërore ndaj të gjithë qytetarëve pa dallim.

“Ju sot duhet të ndiheni mirë dhe të jeni krenarë. Kjo është edhe një dëshmi se shteti është gjithherë pranë jush dhe përkujdeset për të gjithë qytetarët e tij, në çdo cep të territorit”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Banorët, nga ana e tyre, falënderuan përzemërsisht kreun e Kuvendit për angazhimin e tij të sinqertë dhe premtimin e mbajtur, për ndërtimin e objektit banesor për familjet e tyre, të cilat deri tani kanë jetuar në kushte të rënda.

Ndërtimi i këtij objekti ishte premtim i kryeparlamentarit Veseli, bërë banorëve të Qendrës kolektive në Stantërg, gjatë vizitës së realizuar në vitin e kaluar.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)