Vidhen 13,5 tona torta në Serbi
Beograd, 11 janar - Policia serbe po heton një grup kriminel, i cili ka organizuar shitjen e 18 mijë torta, të destinuara për asgjësim në depon e mbeturinave në Kraguevac.
Policia ishte informuar për këtë krim 10 ditë pas kryerjes së tij. Tortat janë transportuar me kamionë dhe me mjete të tjera të transportimit.
Ato ishin prodhuar nga një firmë e njohur në Kraguevac dhe ishin për eksportim, mirëpo me vendim të pushteteve veterinare ishin dërguar për asgjësim sepse një nga frigoriferët në repartin e ëmbëlsirave ishte prishur.