10 Maj 2024

"Vetro energy" shpallet fituese e Albpetrolit

Tiranë, 3 tetor - Kompania amerikane “Vetro energy” është shpallur fituesja e tenderit për privatizimin e Albpetrolit. Duke folur në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Berisha theksoi se privatizimi i Albpetrolit përbën një hap të rëndësishëm drejt reformave ekonomike.

“Bazuar në propozimin e komisioni të vlerësimit të ofertave për Albpetrol dhe sygjerimin e konsulentit shpall fitues kompaninë me ofertën më të mirë “Vetro energy”.

Ky privatizim synon para së gjithash rritje të eficencës dhe fuqisë nxjerrëse dhe eksploruse të vendit duke koncesionuar këtë në një kompani private” tha Berisha ndërsa shtoi se Albpetroli do t`i jepet me koncesion kompanisë "Vetro energy" me koncesion për 25 vjet.

Ai ka akuzuar opozitën se po përdor një mendësi arkaike për procesin e privatizimeve.

"Për ata të cilët iu servirin shqiptarëve mendësitë e së shkuarës, qëndrimet dogmatike dhe më shumë se kaq lidhur me koncesionet dhe kompanitë dua të ritheksoj shqiptarëve se në këtë koncesion dhe në çdo koncesion tjetër qeveria i jep të drejtën e shfytëzimit në mënyrë që nafta dhe gazi që mund të jetë i fjetur në nëntokën shqiptare të kthehet në vlerë për shqiptarët” shtoi Berisha.

Gjithashtu kreu i qeverisë premtoi se të gjitha të ardhurat nga privatizimi i Albpetrolit do të shkojnë për ndërtimin e rrugëve, shkollave, ujësjellësve, kanaleve vaditëse si dhe për mbështetje ndaj fermerëve.
 
"Pra nuk shkon asnjë qindarkë për shpenzime të administratës. E tëra do të përdoret për qytetarët në të katër anër e vendit. Qeveria ka ndërtuar mbi 10 mijë km rrugë por janë jo të pakët ata të cilët duhet të përplasen pas gropave. Ne do të bëjmë që të gjithë shqiptarët të ecin njëlloj si qytetarët europianë në rrugët më të mira” shtoi kryeministri.

Kreu i qeverisë gjithashtu njoftoi edhe heqjen e TVSH-së për importin e automjeteve si një premtim që i është bërë biznesit. "Ky është një vendim nga më të rëndësishëm të kësaj qeverie për të ndihmuar biznesin dhe për të krijuar një klimë më të mirë për të" tha Berisha.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)