29 Prill 2024

Vetëvendosje: Qeveria ka bërë shumë për zhvillimin e korrupsionit

Prishtinë, 29 dhjetor - Lëvizja "Vetëvendosje" në konferencën e fundvitit sa i përket ekonomisë konsideron se Qeveria nuk ka bërë asgjë për zhvillimin ekonomik, ndërsa ka bërë shumë për zhvillimin e korrupsionit. 
 
Nënkryetari i "Vetëvendosjes", Shpend Ahmeti, ka thënë se nëpër pjesët ku do të kalon autostrada e devijuar, njerëz të afërt me Qeverinë kanë blerë tokë me çmim më të ulët për 100 herë, se sa paguhet tani për shpronësim.

Ahmeti ka thënë se edhe një çek bllanko prej 240 milion për Bechtel Enkën si dhe 50 milion shpronësime, shumica në Komunën e Malishevës ku të afërm të pushtetit do të përfitojnë nga ndoshta afera më e madhe korruptive në vendin tonë.

“Shumë njerëz përfshirë këtu njerëz të afërt me qeverinë, kanë blerë tokë me cmim prej 9 euro për ari. Ndërsa tash me process të shpronësimit sivjet në komunën e Malishevës, toka do të blihet me 900 euro ari. Po t’i investon 10 mijë euro në këtë biznes, do t’i fitosh 1 milionë euro. Dhe kjo ndoshta është edhe afera më e madhe korruptive që pritet të ndodhë në vitin 2012”, tha Ahmeti.

Buxheti 2011 sipa Ahmetit është një buxhet i shpenzimeve, një buxhet që nuk ka planifikim të mirëfilltë disa vjeçar, edhe një buxhet i tregtisë dhe jo i prodhimit, dhe edhe një buxhet i rrejshëm me të hyra fiktive. 

Më shumë se të tjerat sipas Ahmetit është një buxhet i kundërligjshëm që kontrabandoi privatizimin e PTK-së në kundërshtim me ligjet në fuqi. 

"Ato çka i paralajmëruam edhe dolën si të vërteta, mosmarrja e fondeve nga FMN dhe nga Komisioni Evropian, si dhe dështimi i privatizimit të PTK-së që u paraqitën si të hyra të sigurta sollën tek një  situatë e palakmueshme fiskale në fund të vitit 2011, ku qeveria u detyrua që disa shpenzime ti bart në 2012 për të krijuar bindjen se nuk ka krizë fiskale."


Nderkaq Dardan Sejdiut anëtar i kësaj lëvjze ka thënë se Qeveria e vendit për këto arsye, e përfundon vitin 2011 me një popullsi më të varfër në Evropë, me papunësi më të madhe, me huqje të buxhetit për mbi 450 milionë euro, për shkak të mos-inkasimit të mjeteve të parapara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, nga Komisioni Europian, Banka Botërore e privatizimi i PTK-së.

Kosova vazhdon të mbetet vendi me normën më të lartë të papunësisë në rajon, dhe me model ekonomik i cili veçse krijon më shumë të papunë sesa potencialitet për punësim. 

Ky model ekonomik sipas Sejdiut bazohet kryekëput në asfalt dhe privatizim.


"Çeqe blanko për rrugë, dhe privatizim të ndërmarrjeve shoqërore për hir të mbulimit të këtyre çeqeve. Pra, krijimi i shpenzimeve të përhershme, të cilat mundohen të mbulohen me shitje të njëhershme."

Për më shumë sipas Sejdiut në vitin 2011 kemi parë vazhdimin e nëpërkëmbjes së aseteve dhe sektorëve strategjikë për vendin, tentativa për të likuiduar Trepçën, shitur PTK-në, privatizuar distribuimin e KEK-ut duke iu ruajtur monopolin atyre që i marrin këto asete. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)