11 Maj 2024

Vetëvendosje: Pensionet janë e drejtë, jo lëmoshë

Prishtinë, 5 tetor - Lëvizja Vetëvendosje ka vlërsuar se vendimi i djeshëm i Qeverisë së Kosovës është në kundërshti të plotë me vendosjen e një sistemi pensional të qëndrueshëm, solidar, të integruar dhe të barabartë që garanton pensione stabile dhe të mjaftueshme për gjeneratat e ardhshme.

Vendim sipas Vetëvendosjes nuk i trajton pensionistët dhe problemin e sistemit pensional.  Për më shumë rritja e deklaruar, e që në përqindje duket e madhe përkthehet vetëm në rritje prej 0.50 cent në ditë.

Vetëvendosjes vlërson se Qeveria konkretisht është siguruar që pensionistët të kenë mundësi vetëm për një bukë më shumë në ditë.

Ky sistem pensional i vendosur në Kosovë në vitin 2002 sipas Vetëvendosjes ka bërë një prerje të menjëhershme në mes dy formave të rregullimit të sistemit pensional, pra duke bërë një tranzicion të padrejtë nga sistemi i gjeneratave në atë të vetëfinancimit, duke lënë anash një gjeneratë të tërë të pensionistëve ekzistues të cilët kanë kontribuar. 

\"Vendimi i djeshëm i Qeverisë së Kosovës e vazhdon të njëjtin avaz.  Vendimi për “rritjen” e pensioneve nuk vjen së bashku me një Ligj të mirëfilltë për sigurime pensionale dhe invalidore. Vetëm sigurimi më një ligj të drejtë do të qartësonte statusin e pensionistëve dhe do garantonte të drejtat e tyre.  Edhe ky vendim sikurse reformimi i sistemit pensional niset nga premisa që e konsideron pensionin si lëmoshë e jo pensionin si të drejtë\", thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Vetëvendosjes me tutje thot se qëllimi i kësaj Qeverie nuk është reformimi i sistemit pensional, por shpërqendrimi dhe shtyrja e problemeve.  Qeveria aktuale sa herë është situatë ku shpërfaqet qartazi pazotësia e saj, bën hapa të këtij lloji, hapa që nuk zgjidhin problemin, por që shpërqendrojnë vëmendjen.

Vendimi ad hoc i Qeverisë vjen si rrjedhojë e situatës së pashpresë në të cilin gjendet ky kabinet qeveritar pas dështimeve të njëpasnjëshme.

\"Çka nevojitet në fakt është sistemi pensional i cili do gjeneronte kursime nacionale të mjaftueshme, do të përkujdesej për pensionistët ekzistues me krijimin e shtyllës së parë duke krijuar një periudhë tranzitore prej një forme pensionale në tjetrën me ç’rast pensioni minimal do ishte në nivel të 60% të pagës mesatare në Kosovë e cila është një e drejtë që i takon secilit pensionist.\"
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)