Vetëvendosje: Numri i të papunëve po rritet
Prishtinë, 11 mars - Lëvizja Vetëvendosje kosnideron se shkalla e lartë e papunësisë, është njëri ndër faktorët kryesor që po i brengosë pjesën dërmuese të qytetarëve të komunës së Gjilanit, mbase edhe një pjesë të tyre i ka detyruar që të ikin edhe nga shtetit i tyre, përkundër dëshirës së tyre.
Në komunën e Gjilanit shkalla e papunësisë konsiderohet një nga problemet më të mëdha, ndërkohë që fare pak kemi politika apo projekte të qeverisjes aktuale që këtë dukuri që ta zbutin, ndonëse është e pamundur që ta eliminojnë në tërësi.
Mbi 1.110 familje në Gjilan jetojnë nga asistenca sociale, kurse mbi 120 raste kanë probleme banimi.
Në vazhdimësi para çdo fushate kemi pas premtime të çuditshme të partive politike për të ndikuar në zvogëlimin e papunësisë, përkatësisht premtimet gjithmonë kanë qenë se do të hapen kaq e aq vende të lira të punës, mirëpo kjo deri më tash nuk ka ndodh në Gjilan.\"
\"Çdo ditë e më tepër që po kalon me këtë qeverisje, shpresat e qytetarëve për tu punësuar gjithnjë e më shumë po shuhen, tha ndër të tjera asamblisti i Vetëvendosje!-s në Kuvendin Komunal të Gjilanit, Fehmi Sylejmani, në konferencën e sotme për media, duke shtuar se papunësia nuk ulet pa projekte serioze, pa zhvillim ekonomik, pa hapje të fabrikave, pa mbështetje të vazhdueshme bujqve dhe prodhuesve vendorë.
Ndërkohë që jemi dëshmitarë të së vërtetës, fatkeqësisht e mjerisht, që me mijëra punëtorë në komunën e Gjilanit kanë humbur vendet e tyre të punës për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve. Derisa Lëvizja Vetëvendosje! tërë kohën ka theksuar se privatizimi ka qenë i dëmshëm për vendin dhe kjo tashmë është pranuar edhe nga ekspertët e ekonomisë në Kosovë, të cilët e kanë vlerësuar të dështuar privatizimin, u shpreh Sylejmani.
Ai theksoi se Vetëvendosje! në Kuvendin Komunal të Gjilanit ka kërkuar që në një nga seancat e ardhës të diskutohet si pikë e veçantë e rendit të ditës edhe çështja e papunësisë, mirëpo si zakonisht nga kjo qeverisje, propozimet tona nuk përfillen fare.
Në këtë konferencë për media, për herë të parë si aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje!, foli edhe Dr. Hajriz Ibrahimi, i cili u fokusua më shumë në problemet e sistemit shëndetësor në Gjilan, me theks të veçantë në mungesën e pediatrit në Mjekësinë Familjare.
Kohë më parë në Kuvendin Komunal ka kaluar Statuti i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), i cili nuk është në harmoni me Ligjin e Shëndetësisë, sepse me këtë formë të këtij statuti që është paraparë nga sponzoruesit e këtij statutit, ju pamundësohet që specializantëve të pediatrisë të punojnë në Mjekësinë Familjare.\"
\"Prandaj është mirë që ky statut, pavarësisht kalimit në Kuvend, të kompletohet dhe të pasurohet dhe ta merr në konsideratë vërejtjen tonë, ashtu që pediatri të jetë në mjekësinë familjare. Ne kërkojmë po ashtu që në Ambulancat në Shurdhan e Verbicë të Zhegocit, infermierja ose infermieri të punojnë 5 ditë ne jave, e doktori të paktën 2 ditë në javë, tha ndër të tjera Dr. Hajriz Ibrahimi.