27 Prill 2025

Vetëvendosje: Në Drenas shpërdorohen resurset publike

Prishtinë, 11 prill - Komuna e Drenasit, bazuar në raportin e Auditorit Gjeneral dhe të organizatave që merren me monitorimin e qeverisjes komunale është kampion në keqpërdorimin e financave dhe mjeteve publike komunale.

Zyrtarët komunal përkujdesen të ndajnë mjete të konsiderueshme për kategorinë mallra dhe shërbime gjatë hartimit të buxhetit komunal.

Lëvizja Vetëvendosje qendra në Drenas konsideron se duke pasur një buxhet të madh në kategorinë për mallra dhe shërbime, zyrtarët komunal kanë mundësi më të mëdha në keqpërdorimin e parasë publike në telefona, darka e dreka, karborante dhe në gjëra të tjera, thotë Lëvizja Vetëvendosje.

\"Shfrytëzimi i veturave zyrtare nga zyrtarët e komunës sonë pas orarit të punës dhe në fundjavë për qëllime personale e partiake, tashmë është bërë dukuri e përditshme. Ky veprim i papërgjegjshëm i zyrtarëve komunal është shkelje e rëndë e udhëzimit administrativ 2009/3 të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, i cili rregullon sferën e përdorimit të veturave zyrtare në komuna. Në Këtë udhëzim andministrativ thuhet qartë se e “drejta e përdorimit të veturave zyrtare lidhet me ushtrimin e aktiviteteve dhe veprimtarive komunale, dhe jo me aktivitete partiake apo personale”, thekson Vetëvendosje.

Lakmia e madhe e zyrtarëve komunal për luks, tregon qartësisht mosinteresimin dhe pandjeshmërinë e tyre në raport me varfërinë dhe papunësinë e qytetarëve që po thellohet dita-ditës.

Në vendet evropiane ku ka politikbërës të ndergjegjshëm, resurset publike janë në funksion të interesit të pëgjithshëm. Në shumë qytete evropiane me mirëqenie të lartë sociale, udhëheqësit e tyre komunal e përdorin transportin publik, madje edhe mjetet jomotorike personale për të shkuar në vendet e tyre të punës\" - thote Vetëvendosje.

Sipas VV-se, shfrytëzimi i resurseve publike nga zyrtarët komunal për qëllime personale dhe partiake, e arrijnë pikun në kohën e fushatave elektorale. Ajo thkson se qytetarët janë dëshmitar se në të gjitha proceset elektorale janë shfrytëzuar egërsisht resurset publike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)