08 Nëntor 2024

Vetëvendosje mban dëgjim publik për Ligjin për fondet pensionale

Prishtinë, 17 tetor - Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka njoftuar se do të organizojë sot një dëgjim publik lidhur me Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për fondet pensionale të Kosovës.

Sipas njoftimit nga Lëvizja Vetëvendosje dëgjimi publik do të mbahet në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në njoftim bëhet e ditur se për këtë çështje nga Lëvizja Vetëvendosje do të flasin Besnik Bislimi, Dardan Sejdiu,  Faton Topalli, ndërsa dëgjimin publik  do ta moderojë deputetja Shqipe Pantina.

Dëgjimi publik organizohet sot duke filluar nga ora 11:00.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)