16 Nëntor 2024

VETËVENDOSJE! kritika për projektbuxhetin e Klinës

Klinë, 20 shtator - Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Klinë është tejet e shqetësuar me mënyrën e hartimit të projektbuxhetit për Komunën e Klinës për vitin 2016. Në hartimin e këtij projektbuxheti udhëheqësit e Komunës nuk kanë marr parasysh vërejtjet e qytetarëve të shprehura edhe nëpër debate më publike.

Përderisa për zyrën e kryetarit janë ndarë 432,964 euro, as edhe një cent i vetëm nuk është ndarë për investime në shëndetësi. Lëvizja VETËVENDOSJE! beson se shëndetësia është çështje primare për Komunën e Klinës ku një numër i madh i fshatrave ju duhet të udhëtojnë më dhjetëra kilometra për të vizituar mjekun. Për më tepër Komuna e Klinës është zonë e rrezikuar nga pickimet e rriqrave, dhe komuna nuk ka hartuar asnjë strategji dhe nuk ka ndarë asnjë cent për adresimin e këtij problemi.

Po ashtu Lëvizja VETËVENDOSJE! shpreh shqetësimin e saj se përderisa janë bërë investime në ndërtimin e shkollave nëpër fshatra ku numri i nxënësve është tejet i vogël, nxënësit e qytetit të Klinës i vijojnë mësimet në ndërtesën e cila është tejet e vjetruar dhe nuk i plotëson as nevojat aktuale por as standardet minimale për vijim të rregullt të mësimit.

Komuna ka planifikuar ndarjen e 700,000 eurove dhe ka shpallur tender për ndërtimin e sheshit, dhe infrastrukturës për rrugë pa prezantuar asnjë lloj projekti, pa bërë vlerësim të nevojës për sheshe të tilla, pa konsultim me qytetarët e në veçanti me komunitetin e biznesit e mbi të gjitha pa asnjë vendim të Asamblesë Komunale.

Ne jemi dakord që të punohet sheshi “Ndue Përlleshi” në formë të rreth rrotullimit sipas standardeve të trafikut urban mirëpo jo duke shkatërruar rrugën kryesore që nga ura mbi lumin Klina, përgjatë sheshit “Mujë Krasniqi”, “Nëne Tereza” e deri të hekurudha. Dhe e gjithë kjo po bëhet në mungesë të plotë të transparencës dhe ne mendojmë se po bëhet për përfitime të individëve e jo për interes të qytetarëve të Klinës.

Ne vlerësojmë se do ishte me e mirë që në vend të rregullimit të sheshit për këmbësorë me kalldrëm mesjetar, që nuk ka asnjë përshtatshmëri arkiteturale me ndërtimet me leje e pa leje që janë përgjatë kësaj rrugës, te ndërtohet impianti për pastrimin e ujërave të zeza te cilat derdhën direkt në lume duke shkaktuar katastrofë ekologjike.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)