13 Janar 2025

Vetëvendosje kërkon reformim të sistemit të pensioneve

Prishtinë, 30 maj - Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar reformimin e sistemit të pensioneve pasi sipas përfaqësuesve, sistemi aktual nuk është i qëndrueshëm. Kjo lëvizje propozon shtatë pika ku mund të bëhen ndryshime.

Ato kanë të bëjnë me caktimin e kontributit shtesë, themelimin e Fondit Pensional, Hapjen e tregut pensional obligativ, investimin obligativ e një përqindje të fondit në Kosovë, caktimin e një kthimin minimal në investim, pastrimin e Listës së Pensionistëve, llogaritjen e përshkallëzuar të pensionit bazë

“Ky sistem pensional në Kosovë është vendosur në vitin 2002 ka bërë një prerje të menjëhershme në mes dy formave të rregullimit të sistemit pensional, pra duke bërë një tranzicion të padrejtë nga sistemi i gjeneratave në atë të vetëfinancimit dhe kështu duke lënë anash një gjeneratë të tërë të pensionistëve ekzistues e që kanë kontribuar.\"

Për më shumë, sistemi aktual pensional është i fragmentuar dhe trajton ndarazi grupe të ndryshme të shoqërisë sa i përket pensioneve gjë që nuk mund të shihet në asnjë vend tjetër”, ka thënë Dardan Sejdiu, anëtar i Kryesisë së Lëvizjes.

Reformimi i sistemit pensional në Kosovë sipas tij është një nga prioritetet e Lëvizjes vetëvendosje.

“Qëllimi i këtij reformimi është krijimi i një sistemi të mirëfilltë të integruar tri-shtyllësh me anë të një Ligji për Sigurime Pensionale. Zhvillimi dhe avancimi i sistemi pensional me një sërë masash që do krijonin një sistem pensional solidar, efikas, përfshirës dhe të qëndrueshëm ekonomikisht dhe në kohë është domosdoshmëri e cila nuk pret më”, tha Sejdiu.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)