Vetëvendosje dërgon edhe 44 tonë ndihma për në Shqipëri
Prishtinë, 28 nëntor - Një tjetër varg automjetesh me ndihma të mbledhura e dërguara nga Lëvizja Vetëvendosje! sapo ka kaluar kufirin e Morinës dhe ka hyrë në Shqipëri.
Vetëvendosje ka njoftuar se dy maune, një kamion, tre furgona dhe një autoveturë, ngarkuar me 44 ton ushqime, veshmbathje, artikuj higjienikë, shtretër, ndërresa për foshnje, e batanije.
Bashkë me konvojin, njësoj si në herët e tjera, janë edhe një skuadër aktivistësh të cilët do të kryejnë edhe shkarkimin e ndihmave, që të lehtësojnë punën e atyre që po merren me koordinimin e pranimit të ndihmave në Shqipëri.
Aktivistët gjatë këtyre ditëve janë vendosur në shërbim të ndihmës për bashkëkombasit tanë. Lëvizja ka qenë dhe do të jetë gjithnjë e gatshme për shqiptarët!