Vetëvendosj: Komuna e Ferizajt para falimentimit ekonomik

Prishtinë, 11 prill - Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje! në Ferizaj ka theksuar se ka informacione, akoma të paverifikuara se Komuna e Ferizajt është para falimentimit, që ka mungesë mjetesh, që qeveria nuk po pagua pjesën e saj të buxhetit dhe që komuna është e rrasur në borxhe.
Shtyrja e pagesës së rrogave të punonjësve të arsimit sipas Vetëvendosjes shkon në drejtim të këtij lajmi.
Vetëvendosje konsideron se edhe fshehjen e raporteve financiare dhe bllokadës totale të informacioneve e shikojmë në këtë prizmë.
\"Ne jemi të shqetësuar për situatën e krijuar dhe terrin informativ të Komunës. Komuna e Ferizajt është absolutisht punëdhënësi më i madh në komunë si në sektorin shoqëror ashtu edhe atë privat\", thuhet në njoftimin e kësaj Lëvizje.
Falimentimi i komunës mund të shkaktoj në këtë kuptim probleme shumë të mëdha. Mund të mbesin pa rroga disa qindra punonjës si në sektorin shoqëror ashtu edhe atë privat.
Vetëvendosje po ashtu konsideron se çdo ndërmarrje private në vendet e BE-se ku aspirojmë të shkojmë është në gjendje ti raportoj në çdo moment të hyrat, të dalurat dhe borxhet që ka ajo si ndërmarrje.
\"Kjo është e vetëkuptueshme dhe nuk kërkon as angazhimin më të vogël logjistik. Nëse i zoti i shtëpisë nuk e din në çdo moment cila është gjendja e tij në familje, ose nuk është zot shtëpie ose ka marr përsipër detyrën që nuk din ta realizoj\", thuhet në fund të komunikatës së Vetëvendosjes.