24 Dhjetor 2024

Vetëm një kompani ruse mes 50 kompanive për rritjen e përfitimeve e aksionarëve

Moskë, 24 maj - Sipas vlerësimit të Boston Consulting Group (BCG), Sperbank është e vetmja kompani ruse që hynë në ranglistën e top 50 kompanive globale, ku si masë e vlerësimit merret rritja e vlerës së aksioneve që aksionarët i kanë në kompani.

Sipas llogaritjeve të BCG, gjatë pesë viteve të fundit, Sperbank ju ka sjell aksionarëve të saj një mesatare të përfitimit prej 28%, për aksion.

Bazuar në vlerësimin e BCG, Sperbank kishte rënë në renditje duke u renditur në vendin e 50-të (të fundit), nga vendi i 6-të ku ishte në vitin 2019.

Tri kompanitë ruse, Gazprom (17%), Novatek (18%) dhe Lukoil (25%), që ishin pjesë e top 50 kompanive gjatë viti 2019, tani më kanë rënë nga kjo renditje.

Kjo tregon për krizën ne të cilën gjendet ekonomia ruse dhe produktivitetin e ulët të kompanive ruse, që vije si pasoj e keq menaxhimit dhe korrupsionit të lartë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)