02 Nëntor 2024

Vetëm brenda 3 minutave në sistemin EDI janë mbi 5000 kërkesa

Prishtinë, 15 prill - Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar të gjithë tatimpaguesit se sistemi EDI është duke fuksionuar, mirëpo për arsyeje të mbingarkesës për tu pajisur me certifikata të të punësuarve,  po shfaqen pengesa në sistemin elektronik EDI.

"Vetëm brenda 3 minutave në sistemin EDI janë mbi 5000 kërkesa, andaj ATK kërkon mirëkuptimin tuaj, pasi që jemi duke punuar në rritjen e kapaciteteve, në mënyrë që secili nga ju të ketë mundësin, që në kohë reale të nxjerr certifikaten e të punësuarve sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë Nr. 226/IV/2020, datë 14.04.2020, për parandalimin, luftimin dhe eleminimin e sëmundjes ngjitëse në komuna të Kosovës", thekson ATK.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)