Vetëm 4 për qind e refugjatëve në Gjermani kanë gjetur punë
Berlin, 19 nëntor - Vetëm 4% e refugjatëve të regjistruar në Gjermani kanë gjetur punë në një vit, sipas shifrave të komunikuara nga Ministria gjermane e Punës, mes debateve për mundësitë e integrimit në tregun e punës të emigrantëve të rinj.
Në përgjigje të pyetjes së një deputeti të opozitës, Ministria zbuloi se 68.000 të papunë nga 15 vende kryesore të origjinës së refugjatëve në Gjermani kishin gjetur një punë gjatë periudhës shtator 2014 dhe tetor 2015.
Ata që kërkojnë punë duhet të marrin statusin e refugjatit për të mundur të regjistrohen si punëkërkues, ndërkohë që vala e fundit e refugjatëve nuk përfshihet në shifrat e sipërcituara.