05 Maj 2024

Vetëm 200 zyrtarë kanë deklaruar pasurinë

Prishtinë, 21 mars - Deri më tani, vetëm 200 nga 1850 zyrtarë publik kanë deklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsion, ndërsa kanë mbetur edhe 10 ditë kalendarike kur atyre u përfundon afati ligjor për të deklaruar pasurinë.

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion Hasan Preteni thotë se kjo neglizhencë e zyrtarëve po u shkakton pengesa teknike në punë, me që nuk kanë kohë të mjaftueshme për të verifikuar nëse formularët janë plotësuar drejt.

Gjobat që parasheh ligji për deklarim të pasurisë janë nga 300 deri në 1000 euro, por këto nuk janë të mjaftueshme për të rritur efikasitetin, thotë Preteni sipas të cilit këta zyrtarë do të duhej të sankisonoheshin penalisht.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)