07 Nëntor 2024

Vetëm 12.9% e grave në moshë pune në Kosovë janë të punësuara

Prishtinë, 4 maj - Instituti GAP organizon sot tryezën e rrumbullakët në të cilën do të prezantoj analizën “Diskriminimi në tregun e punës - ndikimi i konkurseve në pabarazinë gjinore”.

Të dhënat zyrtare tregojnë se vetëm 12.9% e grave në moshë pune në Kosovë janë të punësuara.

Përtej justifikimit të institucioneve se shkalla e ulët e punësimit të grave ka të bëjë me përkushtimin e tyre në punë të shtëpisë, ekzistojnë edhe barriera të tjera që tregojnë se përse gratë në Kosovë janë më pak të punësuara se sa burrat dhe shumë më pak të përfaqësuara në pozita të larta menaxheriale.

Instituti GAP ka bërë një hulumtim i cili tregon se si gjuha e konkurseve ndikon në pabarazinë gjinore dhe rekomandon disa masa ligjore për parandalimin e diskriminimit gjinor.

Të ftuar në këtë tryezë do të jenë përfaqësues të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, përfaqësues të Ministrisë së Administratës Publike, ekspertë gjinor, zyrtarë të zyrave për barazi gjinore të nivelit qendror dhe  përfaqësues të shoqërisë civile. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)