Vështirësohet rritja ekonomike në Eurozonë
Bruksel, 13 gusht - Ekonomia e eurozonës është futur në vështirësi. Sipas raportit të 11 gushtit të Bankës Qendrore Evropiane, perspektiva ekonomike e kësaj zone është e paqartë.
Në raport vihet në dukje se paniku në tregun e aksioneve, arkat e boshatisura të shteteve dhe dobësia e ekonomisë amerikane, shënojnë një të ardhshme jo të mirë të ekonomisë së eurozonës.
Megjithatë, Banka Qendrore, beson se pavarësisht nga ngadalësimi i rritjes ekonomike në këtë zonë, në disa muaj të ardhshëm ekonomia do të jetë ende në binarin e rritjes.
Në raport parashikohet se si rrjedhim i rritjes së çmimit të energjisë dhe të lëndëve të para, në muajt e ardhshëm në eurozonë përqindja e inflacionit do të jetë shumë më e lartë se 2%, kufiri i përcaktuar nga Banka Qendrore Evropiane për ruajtjen e qëndrueshmërisë së çmimeve.
Po këtë ditë, për të hequr panikun që ka përfshirë tregun e aksioneve, Administrata Evropiane e Letrave me Vlerë dhe e Tregut, njoftoi në një deklaratë se Franca, Spanja, Italia dhe Belgjika do të ndalojnë shitjen e aksioneve të shkurtra. Më herët, Greqia, Koreja e Jugut dhe Turqia morën të njëjtin vendim.
Por specialitet e tregut shfaqin shqetësim për këtë ndalim. Sipas tyre, ka mundësi që të goditet besimi i tregjeve.
Nga përvoja historike, pas zbatimit të ndalimit të shitjes së aksioneve të shkurtra në shtator 2008, financimi ndër bankave evropiane pothuajse u bllokua, ndërsa në SHBA, tregu i aksioneve ra 48% brenda një muaji.