Vështirësi për bashkimin bankar të BE-së
Bruksel, 7 dhjetor - Ministrat e financave të 27 vendeve anëtare të BE-së u mblodhën në Bruksel të martën për të diskutuar për unifikimin e sistemit bankar, por nuk shënuan progres për shkak të mosmarrëveshjeve të shumta.
Para pesë muajsh, udhëheqësit e vendeve të BE-së ranë dakord për bashkimin bankar dhe hapi më i rëndësishëm është krijimi i një mekanizmi mbikqyrës. Kështu Banka Qëndrore Europiane do të ketë mundësinë të monitorojë bankat në BE për të shmangur përsëritjen e krizës financiare dhe të borxheve.
Franca, Italia, Spanja dhe Belgjika sugjerojnë përfshirjen e të gjitha bankave të BE-së në këtë program mbikqyrjeje, por Gjermania dhe Polonia janë skeptike nëse BQE-ja është e aftë të kontrollojë 6000 bankat.
Problemi tjetër qëndron te roli i Bankës Qëndrore Europiane. Aktualisht, 10 vendet anëtare të BE-së që nuk përdorin monedhën Euro nuk kanë të drejtë vote në BQE. Nëse kjo bankë do të hartojë politika monetare dhe do të mbikqyrë të gjitha institucionet financiare, çështje e pazgjidhur mbetet e drejta e votimit.
Ministrat e financave të BE-së ranë dakord të takohen të martën tjetër për të vijuar konsultimet.