16 Nëntor 2024

Veseli: Zhvillimi ekonomik është prioritet yni i vazhdueshëm

Prishtinë, 23 qershor - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, ka takuar drejtues të dy kompanive gjermane të fushës së bujqësisë dhe shëndetësisë, Kashi dhe Lotz.

Veseli u informua nga investitorët gjermanë për interesimin e shtuar të tyre për të investuar në Kosovë, kur dihen mundësitë prodhuese në bujqësi, po ashtu edhe nevojat për investime në shëndetësi.

“Nga qëndrimi ynë disa ditor, jemi të impresionuar me mundësitë prodhuese të bujqësisë në Kosovë, klimën e biznesit dhe gatishmërinë e partnerëve vendorë për të bashkëpunuar, aq më parë kur dihet se Kosova është importues i prodhimeve bujqësore që vet mund t’i prodhojë”, theksoi z. Kashi, pronar i kompanisë së antipastave, KapPa nga Gjermania.

Kryetari Veseli mirëpriti përkushtimin e investitorëve gjermanë për të investuar në Kosovë.

“Investitorët janë të mirëseardhur në vendin tonë. Jemi duke punuar që legjislacioni të jetë sa më i përshtatshëm për të nxitur investimet, si dhe do të angazhohemi maksimalisht që klima e biznesit, siguria dhe kushtet për të bërë biznes, të përmirësohen. Për këtë do të jemi shumë të përkushtuar dhe të angazhuar në vazhdimësi”, theksoi Kryetari Veseli. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)