17 Nëntor 2024

Veseli: Vetëm prodhimi sjell zhvillim dhe mirëqenie për qytetarët

Prishtinë, 16 shkurt - Sot  në oborrin e Radio Kosovës është mbajtur ceremonia e hapjes së panairit  \"Republika ime\" për nderë të përvjetorit të shtatë të pavarësisë së Republikës së Kosovës, të organizuar nga studentët e Universitetit të Prishtinës dhe Evropianët e rinj të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli i cili mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Panairit të prodhuesve vendorë “Republika ime”, takoi prodhuesit vendorë, të pranishëm në panair, nga të cilët u njoftua për punën e tyre dhe problemet me të cilat ballafaqohen, qoftë në procesin e prodhimit, qoftë në atë të plasimit në tregje.

Në bashkëbisedim me përfaqësuesit e këtyre bizneseve, kryeparlamentari Veseli i përgëzoi ata për punën e tyre të palodhshme dhe njëherësh i inkurajojë që të vazhdojnë me veprimtarinë e tyre prodhuese.

Veseli shtroi nevojën urgjente që institucionet e Kosovës të ngrisin nivelin e përkrahjes ligjore dhe përmes subvencioneve, sidomos për bizneset e vogla dhe të mesme.

“Formula e ecjes përpara është e qartë: vetëm prodhimi sjell zhvillim dhe mirëqenie për qytetarët. Është koha e fundit që të gjitha potencialet t’i orientojmë në këtë drejtim”, theksoi kreu i Kuvendit të Kosovës.

Ndersa kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka deklaruar se me zhvillim ekonomik mund të ndalet fluksi i migrimit të qytetarëve të vendit tonë.

“Është koha kur rinia duhet ta thotë zërin e vet dhe ky është vërtetë një hap i cili duhet të respektohet. Një mesazh i qartë në këtë rast duhet të jetë i adresuar tek institucionet evropiane , kërkojmë nga Evropa të bëjë atë çka e bënë me syrin Evropë, zhvillimin ekonomik dhe në qoftë se tentohet që të ndalet fluksi i migrimit dhe Kosova të ketë stabilitet social, stabilitet politik dhe përshpejtim të proceseve integruese, është zhvillimi ekonomik dhe kush e bënë këtë më mirë se Evropa”, ka deklaruar ai. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)