14 Nëntor 2024

Veseli takoi udhëheqësit e ish-punëtorëve të Fabrikës së Gypave në Ferizaj

Prishtinë, 1 qershor - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot udhëheqësit e ish-punëtorëve të Fabrikës së Gypave në Ferizaj, të cilëve u printe Ali Shabani.

Kryetari Veseli u informua në mënyrë të detajuar për tërë procedurat e deritashme të Fabrikës së Gypave, deri në vendimet e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, që prek 912 punëtorë të kësaj fabrike.

Z. Shabani prezantoi tërë dokumentacionin, duke filluar nga vendimi i Gjykatës në Ferizaj, më 2001, propozimin e përmbarimit të këtij vendimi, Aktvendimin e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, Aktvendimin e Dhomës së posaçme të Gjykatës Supreme, deri në Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010, sqarimet e kësaj gjykate, si dhe vendimin për mos përmbarimin e këtij vendimi të Gjykatës kushtetuese.

Kryetari Veseli theksoi rëndësinë e Vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të Legjislaturës IV, i datës 19 mars 2014, dedikuar Fabrikës së Gypave, duke theksuar se nuk mund të merret me komentimin e kësaj çështjeje kur tashmë një vendim i Kuvendit ekziston. Kryetari Veseli ka shtuar se vendimet e gjyqit nuk do të duhej të ishin temë e rivlerësimit dhe theksoi se do të angazhohet për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)