15 Maj 2024

Veseli: Ne jemi të interesuar të tërheqim investues gjermanë

Prishtinë, 7 janar - Ish-shefi i shërbimit të fshehtë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,, Kadri Veseli, në një intervistë dhënë portalit gjerman GT, ndër të tjera ka folur edhe për interesin që ka Kosova për tërheqjen investues gjermanë dhe evropian në përgjithësi.

Prioritet i Kosovës sipas Veselit është pavarësimi në të gjitha fushat jetësore. "Duam të zhvillojmë ekonominë dhe të përmirësojmë mirëqenien e qytetarëve tanë. Shtetet evropiane që duan të na ndihmojnë në këtë rrugë janë të mirëseardhura dhe ne do të respektojmë “Rendi dhe Ligji” që na i kanë definuar.”

Ne pyetjen e gazetarit gjerman se a ka kontakte me ekonominë gjermane, Veseli  është përgjigjur se po, por ata nuk mjaftojnë.

"Porsheja, Mercedesi dhe firmat tjera të mëdha ende nuk janë në Kosovë, ndonëse ne kemi më shumë mundësi tu ofrojmë atyre, se sa vendet tjera."

Këtë mundësi sipas tij e kanë kuptuar turqit. Aktualisht turqit po blejnë gjithçka që shitet në Kosovë.

"Kjo para së gjithash është një përparësi e madhe për ekonominë turke, por jo edhe për ambiciet tona për një të ardhme evropiane të përbashkët. Në këtë drejtim kjo më shumë na dëmton", ka thënë Veseli.

Aeroporti, Energjetika dhe Telekomi sipas tij duket se pa kthyeshëm do të blihen nga turqit.

"Personalisht konsideroj se është shumë e pa këndshme që ne si një vend evropian ti nënshtrohemi dhe biem nën ndikimin kaq të madh turk. Para njëqind vitesh ne mezi kishim dalë nga tirania 500 vjeçare osmane. Zhvillimet aktuale në këtë drejtim sjellin me veti rrezikun e një vetëvrasjeje për ne. Një vazhdimësi e tillë do të bllokonte të drejtën e kosovarëve të vendosin për resurset e tyre kombëtare.”

Në Kosovë sipas tij për shumë gjëra ende vendos misioni Euleks, UNMIK-ut dhe një mik i gjithëfuqishëm amerikan: Ky i fundit sipas Veselit preferon që edhe Telekomi të blihet nga turqit.

“Do të ishte mirë që për këtë të interesohej edhe Telekomi gjerman. Ne jemi të interesuar që të tërheqim investues gjermanë në Kosovë” thotë ai.

Veseli ka thënë se ka edhe shumë mundësi të tjera të panumërta për investime në sektorin e minierave dhe pasurive minerale.

"Ne jemi të pasur me qymyr. Më shumë se 70 për qind e sipërfaqes në Fushën e Kosovës është qymyr. Sidomos pas katastrofës që ndodhi në centralin atomik të Fokushimës në Japoni, është shtuar shumë interesi për shfrytëzimin e qymyrit. Por edhe këtu, për fat të keq, në listat për licenca janë renditur sipërmarrje nga shtete të tjera, e jo nga Gjermania. Duket se firmat gjermane janë të dezinformuara qëllimisht nga konkurrentët për kushtet i investimeve në Kosovë. Edhe për termocentralin e ri interesimi kryesor është nga turqit të ndjekur pastaj nga një firmë indoneziane.”

Veseli ka shtuar me tutje se “Para së gjithash ushtarakët evropian na shpëtuan nga gjenocidi serb. Por ekonomia e vendit, në kundërshtim me interesat tona po u shitet vendeve jashtë kontinentit evropian. Kështu kemi përshtypjen se po shitemi dhe ne. Qëndrimi ynë është se Kosova është një vend i destinuar për investime evropiane dhe jo që pasuritë tona të shkojnë në Azi. Ani pse ne jemi 90 për qind mysliman, ne nuk kemi ambicie islamiste apo radikale - jemi myslimanë pragmatikë.”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)