16 Nëntor 2024

Veseli mirëpret vendimin e FMN-së për të hapur perspektivën e Kosovës

Prishtinë, 4 qershor -  Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot Jacques Miniane, shef i Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën, ku u diskutua në lidhje me ecuritë e negocimit të programit të ri të FMN-së dhe Republikës së Kosovës.

Në takim u diskutua roli i Kuvendit të Kosovës në procesin e përshpejtimit të kësaj marrëveshjeje e cila është me shumë rëndësi për ruajtjen dhe mbajtjen e stabilitetit makro-fiskal në vend.

Kryetari Veseli, me këtë rast ofroi mbështetjen e plotë në aspektin e procedimit sa më të shpejtë të Ligjit mbi rishikimin e buxhetit në 6-mujor. Kryetari Veseli dhe z. Miniane u pajtuan mbi qasjen të cilën duhet ndjekur Qeveria e Kosovës në aspektin e deficitit buxhetor, projektimit të drejtë të të hyrave buxhetore, si dhe mbi përcaktimin e shpenzimeve për paga dhe mëditje.

Z. Veseli u pajtua me qëndrimin se Kosovës i duhet përcaktuar rregullin mbi përcaktimin e kufijve buxhetor për Paga dhe Mëditje, të cilat duhet të jenë në përputhje me rritjen ekonomike.

Kryetari Veseli mirëpriti vendimin e FMN-së për të hapur perspektivën e Kosovës për një qasje më të gjerë në financimin e projekteve kapitale të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)