Veseli kërkoi ndihmën e FNN-ës, për reformat ekonomike
Prishtinë, 26 mars - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në një takim shefin e Misionit të FMN-ës në Kosovë, Jacques Alain Miniane.
Në këtë takim u bisedua për stabilitetin makro-ekonomik të Kosovës, e në këtë kuadër, edhe për nevojën e ruajtjes së disiplinës fiskale, sipas rekomandimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Në këtë frymë, u theksua se gjatë shqyrtimit të Buxhetit të Kosovës, të bëhet një rishikim i kujdesshëm i projeksioneve për të hyrat buxhetore.
Kryeparlamentari Veseli kërkoi ndihmën e FNN-ës, për reformat ekonomike në vendin tonë, reforma këto që do të stimulonin rritjen e investimeve në sektorin privat.
Këto investime sipas tij gjenerojnë vende të reja pune dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.