15 Nëntor 2024

Veseli: Gjermania është mostër e zhvillimit ekonomik

Prishtinë, 21 mars - Kryetari Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka takuar sot z. Kalus Schlie, kryetar i Kuvendit të shtetit federal Schleswig-Holstein të Gjermanisë dhe me këtë rast u shtrua çështja e thellimit të bashkëpunimit në mes të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të këtij shteti të Gjermanisë federale.

Kryetari Veseli në takim me Klaus Schlie, theksoi se bashkëpunimi i deritashëm me Gjermaninë ishte tejet i rëndësishëm për Kosovën, duke potencuar rëndësinë e përkrahjes së Gjermanisë, jo vetëm me rastin rindërtimit të vendit, por edhe shtetndërtimit, mbështetjen e institucioneve, por edhe përkrahjen pa rezervë për Kosovën në skenën ndërkombëtare.

Veseli theksoi se Gjermania është mostër e zhvillimit ekonomik për neve si vend në tranzicion.

Klaus theksoi se është shumë i inkurajuar me punën që është bërë në Kosovë, jo vetëm në lëmin e sigurisë, por edhe në ngritjen e institucioneve demokratike, duke vënë në dukje domosdonë e zgjidhjes së çështjeve kontestuese me fqinjët nëpërmjet dialogut.

Ai me këtë rast deklaroi se pos bashkëpunimit në rrafshin politik në mes të dyja vendeve, duke i vlerësuar si të shkëlqyeshme, tashmë duhet të zërë vend të rëndësishëm bashkëpunimi ekonomik.

Ai theksoi se Kosova i takon Evropës dhe Bashkimi Evropian duhet ta mbajë më afër Kosovën.

Kryetari Veseli vuri në pah se Kuvendi i Kosovës është i interesuar për bashkëpunim ndër parlamentar me parlamentin e kësaj njësie federale të Gjermanisë, mundësisë për investime në fushën e energjisë së ripërtëritshme si dhe investimet në fushat tjera me interes të përbashkët, Kosovë-Schleswig-Holstein.

Kosova është vend me potenciale të mëdha në prodhimin e energjisë së ripërtërishme dhe përvoja nga ky shtet verior i Gjermanisë është shumë e mirëseardhur, theksoi kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)