15 Nëntor 2024

Vermeulen: Ulja e investimeve po e rrezikon ekonominë

Prishtinë, 12 shkurt - Drejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtare, Ruud Vermuelen, tha se Kosovës i nevojietet shpërndarje më e mirë e buxhetit për të ndihmuar rritjen ekonomike në vend.

Në kuadër të ligjeratës publike me studentët e Kolegjit Universum, përfaqësuesi i Fondit Monetarë Ndërkombëtarë për Kosovë, z. Ruud Vermuelen, diskutoi për rolin e FMN-së dhe zhvillimet e fundit ekonomike në vend.  Duke prezantuar të dhënat makroekomike për rajonin, z. Ruud theksoi se për shak të të hyrave nga diaspora Kosova ka mundur t’i rezistoj më mirë krizës financiare, mirepo kjo varësi ka shkaktuar pasivitet ekonomik.

Mungesa e madhe e mundësisë për punë si dhe tëhyrat nga diaspora pasivizojne e rininë Kosovare e cila ka kapacitet dhe avantazh të lartë sa i përketë fuqisë punëtore në rajon. Në këtë aspekt, Kosova renditet më së ulti sa i përket relacionit midis remitancave dhe pjesëmarrës së qytetarëve në fuqinë punëtore.

Sipas z. Vermuelen, rritja rrogave në sektorin publik në njërën anë dhe mungesa e investimeve kapitale në anën tjetër e vendos Kosovën në pozitë jo të favorshme ekonomike. Si rezultat i këtyre shpenimeve, ekonomia e Kosovës vuan nga mungesa e rezervave të keshit. Sipas trendeve të zhvillimit ekonomik , prezenca e rezervave të keshit duhet të jetë 4.5 % e bruto prodhimit vendor (BPV) ndërsa rezervat e keshit në Kosovë janë më ulët se 1.8 %..

Në fund, z. Vermuelen foli edhe për krizën e fundit politike në vend. Ai tha Kosova është vend i vogël dhe shumë rrallë gjenë vend në lajmet ndërkombëtare, prandaj është shumë me rëndësi që kurdo që paraqitet në mendiat ndërkombëtare, lajmi të jetë pozitiv. Për më tepër, ai tha se gazi lotësjellës brenda Kuvendit të Kosovës dhe sulmet ndaj ndërtesave të qeverisë nuk shkojnë në të mirë të zhvillimit ekonomik, përkundrazi i dekurajojnë investitorët e huaj.




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)