08 Nëntor 2024

Verifikimi i plikove për rimbursim nga kuponët fiskal ende nuk ka përfunduar

Prishtinë, 24 mars - Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar të gjithë qytetarët të cilët kanë dorëzuar plikot e tyre për rimbursim nga kuponët fiskal për TM4 2016, se  verifikimi i plikove ende nuk ka përfunduar, pasi që interesimi i qytetarëve për të qenë pjesë e kampanjës edhe në këtë periudhë ka qenë tejet i madh.

Sipas të dhënave nga departamenti i Arkave Fiskale, është edhe një numër i konsiderueshëm i plikove  të cilat janë në proces të verifikimit.

Po ashtu, për periudhën TM3 2016, janë verifikuar 99%, apo rreth 200 pliko kanë mbetur për tu ri-verifikuar, në mënyrë që të konfirmohen nëse  janë në përputhje me kriteret e vendimit të kampanjës.

Zyrtarët nga departamenti përkatës, janë duke punuar në vazhdimësi në mënyrë që të gjitha plikot e kësaj periudhe të përfundojnë sa më shpejt që është e mundur.

\"Me qëllim që t’i mbajmë të informuar të gjithë qytetarët për gjendjen e plikos, nga muaji shkurt i këtij viti ATK ka zhvilluar një modul, përmes së cilit qytetarët mund të marrin përgjigje brenda një kohe të shkurtër, për gjendjen e plikos së tyre përmes sistemit në linkun: https://kuponatfiskal.atk-ks.org/AplikimiStatusi për të gjitha pyetjet, duke filluar nga aplikimi, pranimi, verifikimi, rimbursimi dhe refuzimi (kthimet nga bankat gjatë vitit 2016) i plikove me kuponë fiskal.\"

\"I vetmi burim i sigurt i informacionit për gjendjen e plikos, është shfrytëzimi i këtij modul për përgjigje elektronike https://kuponatfiskal.atk-ks.org/AplikimiStatusi\", thekson AT.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)