Veprimtaria private në Eurozonë regjistroi rritje
Bruksel, 25 korrik - Veprimtaria private në zonën euro regjistroi rritje përgjatë muajit korrik dhe ka arritur nivelin më të lartë në 18 muaj duke nënkuptuar daljen nga recesioni, bënë të ditur burime zyrtare vendase.
Indeksi PMI qëndroi në 50,4 pikë, kundrejt 48,7 në qershor, sipas një vlerësimi paraprak.
Kjo është rritja e katërt radhazi të treguesit.
\"Në nivelin e tij më të lartë, që prej një viti e gjysmë, indeksi PMI ka shenja përmirësimi dhe nënkupton një dalje të zonës euro nga recesioni përgjatë tremujorit të tretë\", shtuan burimet zyrtare vendase.