15 Janar 2025

“Veprimi bankare në hije”, rritet për 67 tirilionë dollarë

Bruksel, 19 nëntor - Një raport nga Bordi ndërkombëtar i Stabilitetit Financiar (FSB), thotë se sistemi i “veprimeve bankare në hije”, që fajësohet për përkeqësimin e krizës globale financiare, është rritur në mbarë botën gjatë vitit të kaluar për 67 tirilionë dollarë.

 Raporti përforcon shqetësimet që veprimet bankare në  hije po lulëzojnë, pavarësisht rregullave të forta për bankat tradicionale.

 Zyrtarët e Komisionit Evropian në Bruksel e shohin kontrollin më të ngushtë të sistemit bankar në hije si një çelës për të parandaluar përsëritjen e krizës financiare që rrëzoi bankat dhe destabilizoi eurozonëën.

 Format e veprimeve bankare në  hije përfshijnë ndër të tjera transformomin e kredive bankare në instrumente të tregtueshme, që mund të përdoren pastaj për rifinancimin e kredive.

 Komisioni Evropian pritet të propozojë rregulla të gjera në vitin 2013 për të kufizuar veprimet bankare në hije.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)