Venezuela në krizës të thellë ekonomike
Karakas, 12 korrik - Mijëra banorë të Venezuelës u dyndën dje drejt kufirit me Kolumbinë fqinje për të blerë sende jetike që janë zhdukur nga tregu në vendin e tyre si rezultat i krizës së thellë ekonomike që po kalon Venezuela.
Shumë udhëtuan për orë të tëra për të shfrytëzuar një hapësirë 12 orëshe të hapjes së kufirit me Kolumbinë.
Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro e mbylli kufirin vitin e kaluar për arësye sigurie, por dje vendosi ta hapë përkohësisht. Banorët shkuan në Kolumbi për tu furnizuar me mallra të tillë si miell, vaj dhe ilaçe që vazhdimisht mungojnë në tregun e brendshëm, ku inflacioni ka arritur në vlera tre shifrore.
Mungesat janë shkaktuar nga të rënat e të ardhurave nga nafta. Venezuela është një vend që importon pothuajse gjithshka, që i nevojitet për konsum të brendshëm.