20 Nëntor 2024

Vendimet e Dhomës së Posaçme janë obliguese për AKP

Prishtinë, 19 korrik - Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, nën udhëheqjen e zv.kryesuesit Skender Komoni, së bashku me menaxhmentin e Agjencisë, nën udhëheqjen e drejtorit menaxhues, z.Shkelzen Lluka, zhvilluan një vizitë në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës ku u pritën nga kryetari i kësaj Gjykate z.Sahit Sylejmani me bashkëpunëtorë.


Gjatë takimit me përfaqësuesit e DhPGJS u shqyrtuan mundësit për rritjen e efikasitetit të punës së këtyre dy institucioneve duke marrë parasysh se procesi i administrimit dhe privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore është ngusht i lidhur në mes AKP-së dhe DhPGJS-së. Çështjet si listat e punëtorëve përsa i përket 20 %, procesi i likuidimit, procesi i riorganizimit dhe rivitalizimit të ndërmarrjes Trepça, ishin ndër temat kryesore në këtij takimi, ku të dy palët u dakorduan që të bashkërendojnë veprimet me qëllim të rritjes dhe forcimit të kapaciteteve të DhPGJS, në mënyrë që të mundësohet efikasitet më i madh në trajtimin e çështjeve që lidhen me privatizimin e ndërmarrjeve shoqërore dhe përmbylljen e këtij procesi me rëndësi për ekonominë e vendit. 


DHPGJS-ja shqyrton kërkesat apo ankesat që dalin apo kanë lidhje me procesin e privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore, kërkesat apo ankesat në lidhje me të drejtat legjitime të punëtorëve, kërkesat  e përgjithshme pronësore apo kreditore në lidhje me një ndërmarrje apo korporatë, ankesat apo çështjet tjera që dalin apo kanë lidhje me likuidimin e një ndërmarrje shoqërore apo pasurie të saj, të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me riorganizimin apo ristrukturimin e një ndërmarrje shoqërore etj., ndërsa vendimet e DhPGJS janë obliguese për Agjencinë Kosovare të Privatizimit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)