Vendet e reja të punës tregojnë se ekonomia amerikane po shëndoshet
Washington, 2 shkurt - Shtëpia e Bardhë e Shtetve të Bashkuara të Amerikës ka thënë sot se shifrat e fundit të vendeve të reja të punës tregojnë se ekonomia amerikane po vazhdon të shëndoshet, por paralajmëroi kongresin që të veprojë për të shmangur shkurtimet e shpenzimeve.
Ekonomisti i Shtëpisë së Bardhë Alan Krueger thotë se ligjvënësit amerikanë duhet të shmangin shkurtimin e shpenzimeve që do të hyjnë automatikisht në fuqi në 1 mars, dhe të përshtasin një politik të re për të balancuar të ardhurat dhe shpenzimet.
Qeveria njoftoi sot se u shtuan gjatë muajit janar 157 mijë vende pune ndërsa papunësia u rrit me 0.1 përqind duke shkuar në 7.9 përqind.
Situta e papunësisë në Shtetet e Bashkuara ka nisur të përmirësohet ngadalë që kur vendi doli nga recesioni.