03 Maj 2024

Vendet e OECD, drejt një dinamike të rritjes ekonomike

Vjenë, 15 shkurt - Vendet e pasura, anëtare të OECD-së duket se po përballen me një dinamikë të rritjes ekonomike pak a shumë të qëndrueshme, ndërkohë që Kina duket se po drejtohet drejt orientimit të ritmit të prosperitetit të saj ekonomik, sipas treguesve publikuar nga organizata.

''Këta tregues kryesorë janë konsideruar si fillimi i kthesës të aktivitetit ekonomik në raport me tendencën'', theksoi Organizata për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik (OECD) në një komunikatë.

Në muajin dhjetor, treguesit vazhdojnë të sinjalizojnë një zhvillim në pjesën më të madhe të OECD-së.

Zhvillimi duket relativisht solid për Gjermaninë, Japoninë dhe SHBA-në, ndërkohë që Franca, Britania e Madhe dhe Kanadaja vazhdojnë të sinjalizojnë një zhvillim të moderuar'', vijon komunikata.

Edhe për Kinën, OECD-ja zbuloi se perspektivat mbeten të qëndrueshme.

Mes vendeve me ekonomi në zhvillim, një ngadalësim i ritmit të rritjes ekonomike duket në Indi, ndërkohë që indikatori i Rusisë vazhdon të tregojë një zhvillim dhe se indikatori i Brazilit mbetet afër kësaj tendence për një kohë të gjatë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)