Vendet e OECD arritën një rritje ekonomike 0.2 për qind
Paris, 23 nëntor - Shtatë vendet anëtare të Organizatës për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik (OECD), përkatësisht ShBA-ja, Japonia, Kanadaja, Gjermania, Franca, Italia dhe Britania e Madhe, arritën një rritje ekonomike 0.2 për qind në tremujorin e tretë të sivjetshëm, sipas një raporti të publikuar të mërkurën nga selia e kësaj organizate në Paris.
Kjo rritje është 0.1 pikë përqindjeje më e lartë në krahasim me tremujorin e dytë të po këtij viti.
Për sa u përket vendeve të veçanta, del se ekonomia britanike dhe ajo franceze kanë ndaluar uljen, kurse Gjermania ngadalësoi rritjen.
Nga ana tjetër, të dhënat tregojnë se në Itali recesioni ekonomik vazhdon.