Vendet e BE-së mund të shmangin përfitimet sociale gjatë turizmit
Strasburg, 13 nëntor - Një gjykatë e Bashkimit Evropian thotë se vendet egrupit mund ti refuzojnë përfitimet e papunësisë për imigrantët, tëcilët shkojnë vetëm për të marrë përfitimet dhe nuk bëjnë përpjekje përtë gjetur punë në vendet evropiane.
Gjykata Evropiane e Drejtësisë mori vendimin që vendet e BE-së mund të shmangin përfitimet sociale gjatë turizmit, pa shkelur të drejtën e lëvizjes së lirë të qyterarëve.
Vendimi i Gjykatës mbajti në fuqi një vendim të zyrtarëve të programit gjerman të ndihmës sociale, që i mohuan përfitimet e papunësisë një imigranteje rumune.
Gruaja rumune, e cila shkoi në Gjermani në vitin 2010, hodhi në gjyq një qendër punësimi, e cila kishte refuzuar ti jepte asaj dhe djalit të saj në moshë të vogël, përfitimet që u jepen kryesisht të papunëve për një kohë të gjatë dhe fëmijëve të tyre.