15 Nëntor 2024

Vendet e BE-së kanë probleme me papunësinë e lartë të të rinjëve

Bruksel, 10 maj - Edhe pse vendet e BE kanë nivelin e lartë të inflacionit dhe shënojnë rritje të dobët ekonomik ato ende kanë probleme me papunësinë e lartë të të rinjëve.

Krahas inflacionit të ulët, rritjes së dobët ekonomike, niveli i lartë i papunësisë tek të rinjtë vazhdon të mbetet problem në vendet e Bashkimit Evropian.

Sipas të dhënave nga Zyra Evropiane për Statistika (Eurostat), shihet se niveli i papunësisë tek të rinjtë në 28 vendet anëtarë në BE është më i lartë në krahasim me nivelin e papunësisë të grup-moshave tjera.

Në mars të vitit 2016 niveli i papunësisë tek të rinjtë doli në 19,1%, ndërsa ai tek grup-mosha nën 25-vjeç në 4 milionë e 287 mijë.

Sipas kësaj një në çdo të pestë në mesin e të rinjve është i papunë në BE.

Ndërkaq Gjermania, që është edhe lokomotiva e ekonomisë evropiane, sipas të dhënave për periudhën e njëjtë, me nivelin 6,9% radhitet në krye të listës me papunësi më të ulët të të rinjve.

Në bazë të të dhënave për muajin mars, shtete tjera me papunësi më të ulët se 10% tek të rinjtë janë Republika Çeke dhe Malta me nga 9,8%.       

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)