20 Nëntor 2024

Vendet e Ballkanit humbën 111 miliard dollarë shkaku i korrupsionit

Washington, 31 korrik - Global Financial Integrity, një organizatë me qendër në Washington që inkurajon politikat për luftën kundër transferimit të parave të paligjshme, njofton se ka formuar një partneritet strategjik me Institutin Adriatik të Politikave Publike për të ndërmarrë një studim mbi krimin financiar në Ballkan.

Sipas kësaj firme, studimi i përbashkët përfshin periudhën nga viti 1991 deri në vitin 2011 dhe do të jetë një analizë e thelluar mbi rrjedhjen e financimeve të paligjshme përmes krimit, korrupsionit dhe shmangies nga taksat në vendet e Ballkanit, Shqipëri, Bosnje, Bullgari, Kroaci, Greqi, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, Rumani, Serbi dhe Slloveni.

Sipas një studimi të fundit të organizatës Global Financial Integrity, mes viteve 2001 dhe 2010, vendet e Ballkanit humbën mbi 111, 6 miliard dollarë për shkak të transferimit të paligjshëm të parave, si rrjedhojë e krimit, korrupsionit dhe shmangies nga taksat.

Në këtë studim nuk ishin përfshirë Greqia, Kosova dhe Sllovenia, të cilat do të jenë pjesë e analizës së re. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)