05 Nëntor 2024

Vazhdon zbatimi i strategjisë kombëtare për të drejtat pronësore

Prishtinë, 25 prill - Përmes Programit për të Drejtat Pronësore, USAID ka mbështetur hartimin dhe zbatimin e SKDP-së. SKDP-ja parasheh veprime për të adresuar sfidat me të cilat qytetarët në Kosovë përballen gjatë ushtrimit të të drejtave të tyre mbi pronën e paluajtshme: krijimi i një kornize solide ligjore që është e qartë, moderne dhe konsistente; adresimi i informalitetit në shkallë të gjerë; mbrojtja e të drejtave pronësore të grave; mbrojtja e të drejtave pronësore të komuniteteve pakicë si dhe personave të zhvendosur që shpesh nuk gëzojnë qasje efektive ndaj informatave dhe institucioneve; si dhe promovimi dhe rritja e produktivitetit të tokës në përdorim. Zbatimi i SKDP-së ka rëndësi të madhe sociale, ligjore e ekonomike për Kosovën.

Programi i USAID-it për të Drejtat Pronësore është aktivitet pesë-vjeçar që ka mbështetur përmirësimin e hartimit të politikave në fushën e të drejtave pronësore; përparimin e proceseve gjyqësore lidhur me rastet pronësore; ka ndërmarrë avokim publik për ngritjen e vetëdijes dhe ndryshimin e qëndrimeve për të drejtën e barabartë të grave dhe vajzave për të zotëruar dhe shfrytëzuar pronë; si dhe ka punuar me komunat për të përmirësuar shërbimet për qytetarë, ashtu që t’i mundësohet atyre ushtrimi i të drejtave të tyre pronësore më lehtë dhe më shpejtë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)