Vazhdon të thellohet kriza ekonomike në SHBA
Washington, 28 korrik - Si pasoj e thellimit të krizës ekonomike në Amerikë, Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka zvogëluar parashikimet e saj për rritjen ekonomike të SHBA-së më 2012 dhe 2013.
Në rishikimin gjysmë vjetor të buxhetit, Shtëpia e Bardhë ka thënë se pret rritje të bruto prodhimit të brendshëm në 2.3 për qind këtë vit dhe 2.7 për qind vitin tjetër çfarë është më pak se parashikimet prej 2.7% dhe 3.0%, të bëra në muajin shkurt.
Shifrat e fundit nga Shtëpia e Bardhë po ashtu parashikojnë se deficiti i buxhetit federal të këtij viti do të përfundojë në 1.2 trilion dollarë.
Kjo do të shënonte vitin e tretë me radhë me më shumë se një trilion dollarë deficit gjatë administratës së presidentit Obama.