Vazhdon të rritet numri i miliarderëve rusë
Moskë, 15 shkurt - Vazhdon të rritet numri i miliarderëve rusë, të cilët nga 101, tre vite më parë, ka arritur në 104 në 2010-ën.
Ndërkohë që pasuria e 10 të parëve është rritur me 30 për qind. Për herë të parë, oligarku Roman Abramoviç, bosi i Çelsit në Londër, ka zbritur në vendin e katërt, duke ia lënë vendin manjatit të Metaleve dhe Telekomunikacionit, Alisher Usmanov.
Në vend të parë qëndron manjati i Çeliqeve, Vladimir Lisin dhe pas tij, Mihail Prokhorov, pronari i ekipit të basketbollit në En-Bi-Ej, New Jersi Net.
Bashkëshortja e ish-kryebashkiakut të Moskës, Juri Luzhkov, i larguar nga Kremlini vjeshtën e kaluar, ka zbritur në vendin e 94-t, duke humbur plot 47 pozicione.