Vazhdon të rritet me shpejtesi ekonomia turke
Stamboll, 13 shtator - Lajmet që vijnë për ekonominë vazhdojnë të gëzojnë Turqinë.
Përqindja e rritjes së ekonomisë është realizuar në një nivel më të lartë nga se pritej.
Ndërkohë që pritej një rritje prej 6.5%, në deklaratën e bërë nga Instituti i Statistikave të Turqisë, deklarohej se ekonomia në pjesën e dytë të vitit 2011 është rritur 8.8%.
Ndërsa me çmimet fikse, ekonomia ishte 27 miliardë e 910 milion dollarë.
Turqia në tremujorin e parë të vitit kishte thyer rekord botëror me rritjen më të shpejtë prej 11%. Turqia pas Kinës ishte vendi me rritje më të lartë ekonomike në botë.
Ministri i Ekonomisë, Zafer Çallajan, tha se shifrat e rritjes, tregojnë se Turqia e vazhdon objektivin e saj për një rritje ekonomike brenda "stabilitetit dhe sigurisë".
Çallajan theksoi se gjysmën e parë të vitit, rritja ekonomike ishte në nivelin 10.2%.
"Ndërkohë që në tërë botën shpejtësia e rritjes ekonomike ka rënë, Turqia me performancën e saj të shkëlqyer është veçuar nga bota. Kjo është prova e dinamizmit të ekonomisë turke" u shpreh Ministri Çallajan.