Vazhdon rritja ekonomike turke
Stambolll, 13 dhejtor - Vazhdon rritja ekonomike turke me gjithë shpejtësi. Ekonomia e Turqisë edhe në çerekun e tretë të vitit shënoi një rritje prej 8,2 për qind .
Ndërkohë që Evropa është duke u përballur me krizën rritja në ekonominë e Turqisë është më e lartë se sa pritshmëritë.
Rritja e ekonomisë në çerekun e tretë të këtij viti u realizua me 8,2 për qind .
Kështu në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar Prodhimi i Brendshëm Bruto, PBB doli në 31 miliardë e 29 milionë lira turke.
Ekonomia, e cila në atë periudhë kishte shënuar rritje prej 8,8 për qind në fund të vitit shënoi një rritje rekorde prej 11 për qind .