Vazhdon rritja e shkëmbimeve tregtare Shqipëri-Kosovë
Agim Shahini, kryetar i Alenacës Kosovare të Bizneseve, tha se ky forum ka për qëllim rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe lehtësirat e bashkëpunimit. Bizneset duhet të mendojnë për interesat ekonomike. AKB-ja, me aleatët po mundehen që prodhimet serbe të zëvendësohen me ato shqiptare. Shëkmbimet janë rritur prej 25 korrikut.
Konsumatorët dhe qytetarët e Kosovë po furnziohen me prodhime shqiptare. Prodhuesit e Kosovës kanë rritur prodhimin për 50 për qind në disa sektor po ashtu edhe punëismin. Ekonomia e Kosovës dhe Shqipërisë janë të vogëla, por të shëndetshme dhe janë duke shkuar drejt rimëkëmbjes duke iu bërë konkurrenc ekonomive global dhe kjo tregon sesa fleksibël janë bizneset e dy shteteve tona. Kërkojmë nga bizneset shqiptare të shtrihen në Kosovë pas marrjes së masave të reciprocitetit ndaj mallërave serbe dhe boshnjake. Infrastruktura rrugore është mjaft e mirë ndërmjet dy vendeve dhe kjo është një lehtësim i madh.
Tregtarët dhe prodhuesit edhe më tej duhet të rrisin cilësinë e prodhimeve të veta. Kosova po fiton, po ashtu edhe Shqipëria dhe humbës janë inicuesit- Serbia. Institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë, duhet ti rrisin shkëmbimet tregtare. Ky forum do të dërgoj një mesazh të drejtë tek dy qevreritë që të krijojnë kushte më të mira për zhvillim të bizneseve dhe këto të ofrojnë më shumë prodhime dhe në këtë mënyrë që ti nërtojmë e zhvillojmë dy shtetet tona.
Anastas Angjeli, rektor i Universitetit Mesëdhetar të Shqipërisë, tha se ky takim po zhvillohet në kushte tjera pas situatës në veri të Kosovës dhepas marrjes së masave të reciprocitetit që kanë qëllimin e vetë shtetëror e politik. Ai shtoi se politika jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri kanë mbështetur masat e Qeverisë së Kosovës dhe mbështetjes së aspektit ekonomik të Shqipërisë me Kosovën. Marrëdhëniet në mes dy vendeve zhvillohen në kushte të tregut të lirë dhe marrëveshjeve. Padyshim këto kushte specifike të krijuara tashmë në Kosovë diktojnë një zhvillim ekonomik edhe të Shqipërisë, tha Angjeli.
Ai më tej shtoi, se veprimi për mbikëyqrjen dhe konrtrollin e dy pikave kufitare nëveri nga institucionet e Kosovës dërgoi edhe në bllokimin e prodhimeve serbe. Kërkojmë rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Shoqatat e biznesit duhet të nxisin orientimin e biznesit dhe roli i tyre është shumë pozitiv dhe motivues. Bizneset shqiptare duhet të bëjnë plotësimin e prodhimeve që mungojnë në Kosovë dhe kanë mëbshtetjen e shtetit shqiptar, tha Anastas Angjeli. Ai kërkoi që të krijohet një bashkëpunim stabil dhe afat gjatë e jo vetëm për të përfituar nga situata e klrijar në Kosovë. Ndërsa Nikolin Jaka, kryetar i Odës së Tregëtisë së Tiranës, tha se marërdhëniet ndërmjet dy vendeve janë shumë të mira. Jemi këtu të diskutojmë sesi të rrisim shkëmbimet tregtare ndërmjet dy vendeve pas situatës së krijuar në veri të Kosovës . Është momenti i duhur që të bashkëpunojmë edhe më shumë dhe të zgjerojmëimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona dhe që janë përfshirë në reforma të zhvillimit dhe kanë intensifikuar bashkëpunimin dhe intergimin, tha Jakaj. Ai kërkoi nga bizneset e dy vendeve që të rrisin shkëmbimet tregtare dhe për këtë duhet tëkrijohen edhe lehtësira.
Berat Rukiqi, sekretar I Odës Ekonomike të Kosovës, tha se tash është një moment tjetër, ku Kosova ka mundësi të ketë orientime të tjera eknomike e tregtare dhe kjo është Shqipëria. Tashmë është krijuar një mundësi e mirë e ndërtimit të raporteve të reja me shtetet tjera. Duhet të ngrisim bashkëpunimin dhe përkrhajen e zhvilimit ekonomik. Këto mundësit e krijuara ti shfrytëzojmë dhe të ecim përpara. Besim Beqaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik, tha se ky forum ka rëndësi jashtëzkonishme. Kosova dhe Shqipëria, kanë marrëdhënie të shkëlqyera politike dhe ekno mike. Sipas tij hapat të cilat Qeveria e Kosovës i ka marr ndaj Serbisë kanë ndodhur pas shumë diskutimeve dhe sakrificës që ka bërë eknomia e Kosovës Qeveria nuk ka vënë embargo ndaj Serbisë, por masa reciprociteti dhe për këtë qështje është diskutuar edhe me Brukselin dhe anëtarët e CEFTA-s dhe ky vendim u ndërmorr për të mbrojtur biznesin dhe për të shtrirë sovranitetin dhe sundimin e ligjit në tërë territorin e vendit, tha ministri Beqaj. Sipas tij ky veprim nuk ishte kundër askujt, por është për të vënë rend dhe ligj në tërë shtetin. Kemi vënë reciprocitet apo kundërpërgjigje dhe duhet gjetur partner të tjerë.
Ai më tej shtoi prodhimet serbe janë zëvendësuar me ato shqiptare dhe të tjera. Pas këtij veprimi, kemi rritje ekonomike dhe është rritur besueshmëria edhe ndaj Qeveris së së Kosovë smbi 90 për qind. Kjo na ka bërë që të ndihemi mirë. Derisa vendet tjera kanë pushime, institucionet e Kosovës nuk janë në pushime dhe nuk kanë kohë të bëjnë një gjë të tillë,thas Beqa. Ai kërkon nga bizneset e Kosovës dhe të Shqipërisë që të hyjnë në treg për të përfituar atë dhe eknomitë tona të jenë më kompatibile. Qeveria e Kosovës po bënë reforma të duhura për lehtësira ndaj bizneseve. Eno Bozdo, zëvendës mi nistër i Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjetikës, tha se kjo nxitje eknomike ka rëndësi të madhe për dy vendet. Qe veria e Shqiprisë, ka vizio n të qart për nxitjen ekonomikë ndërmjhet dy vendeve. Pas aplikmit të masave të reciprocitetit nuk ka ndikuar në rritjen e qmimeve në Kosovë. Mendoj se detyra e të dy qeverive është që të mundësoi lodhjen ndërmjet biznesve dhe këtë e kemi bërë mnirë dhe shpejt. Korridori Durrës Prishtinë ëhstë një lehtësim shumë I madh dhe kemi marrëveshje të lirë. Duhet të bëhet eliminimi I barrierave tarifore. Qeveria Shiqotare është e gatshme të ndihmoj me legjislacion Kosovën për integrime evropiane dhe ngritjen e infrastrukturës ligjore. Duam që kur flasim për dy vendet flasim për integrim të njejtë dhe vetëm në këtë myrë mund të themi se e kemi kryer mirë detyrën tonë dhe për të vënë mardhënie dhe reciprocitet të njëjtë për dy vendet tona.