16 Janar 2025

Vazhdon rënia e papunësisë në SHBA

New York, 10 mars - Rritja ekonomike e SHBA-së, e inkurajuar nga rritja e bursës së New Yorkut në nivele rekord dhe tregues të tjerë inkurajues ekonomikë, mori një tjetër përgjigje pozitive ditën e premte, në publikimin e të dhënave për punësimin në muajin shkurt.

Sipas shifrave të publikuara në buletinin e përmuajshëm, në muajin e shkuar janë krijuar përafërsisht 236 mijë vende pune, më shumë nga parashikimet më optimiste të janarit.

Në muajin e parë të 2013-s, rritja ekonomike gjeneroi 157 mijë vende punësimi.

Në bazë të këtyre të dhënave, papunësia e përgjithshme në SHBA ka rënë në 7,7 për qind, niveli më i ulët që prej dhjetorit 2008.

Punësimi u rrit mbi të gjitha në bizneset profesionale dhe shërbime, si ndërtim apo kujdes mjekësor.

Të dhënat inkurajuese për ekonominë amerikane ndikuan në një rritje të përgjithshme të bursave, përfshi ato europiane dhe aziatike, ndërsa dollari u forcua përballë euros dhe jenit.

Bursa e Londrës, “FTSE 100” regjistroi një rritje prej 0,5 për qind gjatë së premtes, ndërsa ajo e Parisit, “CAC 40”, shënonte një rritje 1,3 për qind pas mesdite.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)