Vazhdon rënia e ekonomisë ruse
Moskë, 1 maj - Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) në nivel vjetor në Rusi, në muajin mars, në krahasim me njëjtën periudhë të vitit të kaluar është reduktuar me 1,8 përqind.
Sipas deklaratës të publikuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Zhvillimit të Rusisë, në PBB, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është regjistruar reduktim prej 1,8 përqind.
Në deklaratë gjithashtu theksohet se Prodhimi i Brendshëm Bruto në muajin shkurt, në krahasim me vitin e kaluar është reduktuar me 2,6 përqind, ndërsa pritet që në tremujorin e parë, PBB në krahasim me vitin e kaluar të reduktohet për 1,4 përqind.